Evi Kokalari i kërkon SPAK-ut të hetojë Bamir Topin: Ku i gjeti 60 mijë dollarë për një palë syze

Aktivistja Evi Kokalari ka kërkuar që SPAK të hetojë ish-presidentin Bamir Topi për syzet që ky i fundit ka. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, e cila prej muajsh është bashkuar me Sali Berishën dhe nismën e tij për të rithemeluar PD-në, pyet se ku i ka gjetur Topi 60,000 dollarë për syzet e diellit.

Kokalari sugjeron që Topi duhet të thotë ku e ka gjetur këtë shumë, ose Prokuroria e Posaçme duhet të nisë një investigim.

“Aman, ky Bamir Topi me 60,000 € syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.

Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.

Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim”, shkruan Kolalari.

Shtuar 4.05.2022 11:25