Europa nën pushtetin e të nxehtit ekstrem, Italia shpall alarm të kuq në të gjitha qytetet kryesore! Austria dhe Sllovakia, temperatura rekord

Një valë e fortë të nxehti po përfshin Evropën, duke sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për miliona qytetarë.

Italia ka vendosur për herë të parë këtë vit të gjitha qytetet e saj kryesore nën nivelin më të lartë të alarmit për vapën, raporton AP.

Të lidhura

None found

Ministria italiane e Shëndetësisë, shpalli “alarm të kuq” në të 27 qytetet që monitorohen nga sistemi kombëtar i mbikëqyrjes së temperaturave, nga Trieste në veri deri në Palermo në Sicili.

Autoritetet paralajmërojnë se rreziku nga temperaturat e larta nuk prek vetëm të moshuarit apo personat me sëmundje kronike, por të gjithë popullsinë.

Qytetarëve dhe turistëve u është kërkuar të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Për shkak të temperaturave ekstreme, ministritë italiane të Turizmit dhe Kulturës kanë zgjatur oraret e vizitave në monumente si Koloseu dhe Panteoni, për t’u mundësuar turistëve vizita në orët e mbrëmjes.

Në hyrjet e Koloseut janë vendosur pajisje që shpërndajnë avull uji për freskim, ndërsa janë shtuar edhe pikat e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, Bashkia e Romës ka vënë në dispozicion një “plazh urban” falas përgjatë lumit Tiber, në zonën Marconi, ku qytetarët mund të freskohen në pishina, burime uji dhe ambiente me hije.

Rekorde historike në Austri dhe Sllovaki

Në Sllovaki temperatura arriti në 42.2 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Edhe Austria regjistroi një rekord të ri kombëtar, me 41.2 gradë Celsius në zonën Bad Deutsch-Altenburg, pranë kufirit me Sllovakinë.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë sjellë edhe probleme energjetike. Në Sllovaki, niveli i ulët i ujit në lumin Danub detyroi hidrocentralin më të madh të vendit, Gabçikovo, të ndalonte shtatë nga tetë turbinat e tij, duke ulur ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike.

Edhe Austria po përballet me një thatësirë të rëndë. Sipas të dhënave zyrtare, reshjet nga janari deri në fund të qershorit ishin 27% më të ulëta se mesatarja afatgjatë, ndërsa në disa rajone lindore ra vetëm gjysma e sasisë normale të shiut.

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike, duke ushtruar presion mbi sistemet shëndetësore, energjetike, transportin dhe infrastrukturën turistike në mbarë Evropën.


Shtuar 7.08.2026 12:23

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss