Euroambasadori: Duam të shohim hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranën sa më shpejtë të jetë e mundur

Euroambasadori David Geer sot e riafirmoi pozitën e Unionit se dëshiron sa më shpejtë që është e mundur hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“Është e qartë se ne duam ta shohim hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë që është e mundur. Ne i përshëndesim përpjekjet e Shkupit dhe Sofjes për zgjidhje të çështjeve bilaterale që kjo të ndodh sa më shpejtë dhe ne i inkurajojmë të vazhdojnë me të njejtat përpjekje. Shpresoj se kjo do të ndodh sa më shpejtë ose gjatë kryesimit francez”, deklaroi sot euroambasadori pas fjalimit në konferencën “BE për komunat” i pyetur për koment në lidhje me vizitën e anuluar të shefes së diplomacisë bullgare Teodora Gençovska në Shkup, që ishte paralajmëruar për sot dhe nesër, në kontekst të procesit të zgjerimit dhe konotacionin e sigurisë që e merr me krizën në Ukraunë.

Në pyetjen nëse vizita e anuluar e Gençovskës do të reflektohet në marrëdhëniet me Sofjen dhe negociatat për tejkalim të çështjeve bilaterale, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski tha se kjo është çështje për shefin e Diplomacisë Bujar Osmani, por ai beson se punët në relacionin me Sofjen zhvillohen në drejtim të mirë.

“Pjesën politike e udhëheq MPJ dhe unë nuk e di se cilat janë arsyet për anulimin e vizitës nëse kjo është nga natyra politike ose ndonjë pengesë tjetër personale. Por, në lidhje me këtë pjesë, duhet të shprehet ministri Osmani, sepse ne nuk kemi detaje të Qeverisë se çka bisedohet në pjesën politike. Megjithatë vlerësimi im është se punët shkojnë në drejtim pozitiv. Unë jam optimist se do të arrihet marrëveshje, sepse e shihni që edhe kushtet e Bullgarisë përshtaten me të sotmen, sepse kërkohet mbrojtje e pakicës bullgare në Maqedoni, nuk ka pyetje të cilat e lidhin gjuhën ose çështjet historike shikojmë se nuk janë në rend dite. Dhe kjo është mirë”, tha Milevski.

Sipas tij, nuk mundet brenda natës të ndryshohet mendimi në Bullgari, megjithatë beson se të dy qeveritë punojnë mirë në çështjen e ngrohjes së marrëdhënieve dhe zhbllokimin e procesit.

“Kemi parë se sa e rëndësishme është të mos ketë disa pika problematike në Evropë që mund të shkaktojnë një krizë që do të reflektonte më tej në të gjithë Evropën. Prandaj edhe anëtarësimi në NATO është diçka pozitive që e ka bërë kjo Qeveri dhe shpresoj se problemet me Bullgarinë do të tejkalohen dhe një orë më shpejt në këtë gjysmën e parë të presidencës franceze do t’i fillojmë negociatat”, potencon Milevski.

Ai shtoi se optimizmi e themelon edhe vendosmërinë e kryeministrit bullgar të ballafaqohet me problemet.

“Vendosmëria e kryeministrit të Bullgarisë që ka deklaruar së fundmi, jo vetëm me shkarkimin e ministrit të tyre që refuzoi të shpallte pushtimin rus të Ukrainës si të tillë, arrestimin e ish-kryeministrit dhe të gjitha hapat e tjerë që ai po ndërmerr tek unë japin shpresë se ai po i shkurton gjërat dhe se do ta presë me vendosmëri këtë problem me Maqedoninë, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Së bashku me ministrin Boçvarski punojmë në fushën e transportit, komunikacionit, lidhjeve, zhvillimit rajonal dhe realisht mund të them se është një bashkëpunim i suksesshëm. Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe vizita e suksesshme e kryetarëve tanë të komunave në Bullgari, ndërsa do të ketë edhe një vizitë kthyese të tyre në vendin tonë”, tha ministri Milevski./zhurnal


Shtuar 23.03.2022 15:34