Gjatë një operacioni të policisë në Shkodër janë sekuestrohen kartëmonedha euro dhe lekë të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu është sekuestruar edhe lëndë plasëse tritol.
Ndërkohë është vënë në pranga autori i dyshuar Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave.
Gjatë operacionit sekuestrohen kartëmonedha euro dhe lekë të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu sekuestrohet dhe lëndë plasëse tritol. Vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.