45-vjeçari Belul Kokollari, që akuzohet se përdhunoi nipin e tij ka dalë para Gjykatës së Beratit.
Ai ka shkuar në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.
Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës,duke ardhur për Shqipëri.
45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.
Sakaq, 45-vjeçari u arrestua sot në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim prej dy javësh. Ka qenë vetë fëmija i cili me ndihmën e të rriturve ka denoncuar në polici, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga raporti i mjekësisë ligjore./albeu.com/