Tanimë është bërë e zakonshme. Në çdo provim të maturës shtetërore, edhe këtë të shtunë ku rreth 33 mijë maturantë janë ulur në banka për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, teza ka nisur të qarkullojë në rrjet.
Si rrallë herë, këtë herë mesazhe po shpërndahen fletët me përgjigjet e sakta.
@tezat2022 ? teza matures gjuhe shqipe letersi #matura2022 #2022 #vira #viralvideo #albania #kosovo #viralsetqr ♬ Me Gustas Tu – Manu Chao
Denoncimin për publikimin të provimit e ka bërë publik deputeti i PD, Luciano Boçi.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Pavarësisht fenomenit që është bërë i përsëritshëm çdo Qershor, Ministria e Arsimit ende nuk ka gjetur një mekanizëm sesi kopjimi të shmanget. Kjo sjell në jo pak raste zhdukjen e meritokracisë, dhe në sajë të kopjimit shumë maturantë kapin degë preferenciale në Universitet./albeu.com