Ernest Muçi mahnit UEFA-n, dy supergola në Conference League (FOTO)

Ernest Muçi ishte një nga më të mirët në fushë sonte, në atë fitore 3-2 të Legias së Varshavës ndaj Aston Villas, takim ky që shkoi për llogari të Conference League.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola, duke ndihmuar jashtëzakonisht shumë skuadrën për arritjen e fitores. Jo vetëm kaq, pasi ai i dha një dorë skuadrës edhe në aspekte të tjerë.

Menjëherë pas ndeshjes, faqja zyrtare e UEFA Conference League ka publikuar një foto të lojtarit shqiptar. Bie në sy mbishkrimi: “Ernest Muçi zjarr”.

Paraqitja e sotme ishte edhe si një lloj mesazhi për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjen vendimtare të kualifikueseve të Euro 2024, në tetor ndaj Republikës së Çekisë.


Shtuar 21.09.2023 21:56

Tags: , , ,