Ermonela Jaho anulon koncertin: Jam në gjendje të rëndë shëndetësore

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore është tërhequr nga koncerit ku ishte ftuar në merrte pjesë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se ka tentuar që të bëjë prova për tu përmirësuar, por gjendja e saj shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar e mjekët e kanë këshilluar që të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet. Sopranoja kërkon ndjesë ndaj ndjekësve të saj dhe shton se mezi pret të kthehet në Londër për të vijuar me koncertet.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, më vjen shumë keq të ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Për ditë të tëra po bëja prova duke luftuar disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe edhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan të mos e bëja. Shpresoj të shërohem shpejt për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin… I uroj të gjithë kolegëve të mi të kenë një perfomrancë të mirë. I jam shumë mirënjohës ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe pres me padurim të kthehem në Londër në të ardhmen… Shumë dashuri, Ermonela./albeu.com

Shtuar 1.07.2022 16:43