Diten e sotme, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, është takuar me zëvendësdrejtoreshën kryesore në zyrën e Sekretarit të SHBA-së, Katrina Fotovat.
Sipas Xhixhos, barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Postimi i Xhixhos:
Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, Sigurisë dhe Paqes, Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë kryesore në Zyrën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndamë bindjen e përbashkët se çështjet e grave dhe vajzave janë çështje të të drejtave të njeriut.
Barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe lufta kundër dhunës gjinore janë faktorë kyçë që e bëjnë atë kontribuuese të qenësishme për paqen dhe sigurinë në mbarë botën.