Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrejtët sociale, shkruan se Partia e Lirisë, përfaqësohet denjësisht në këshillat bashkiakë të vendit nga qindra gra dhe vajza, që e duan ndryshimin dhe punojnë çdo ditë për të.
Ajo shton se Partia e saj e ka detyrimin ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive, sidomos për gratë e vajzat dhe jo të oligarkëve.
Xhixho: “Kënaqësi të isha dje në takimin e LGI me gra dhe vajza që janë frymëzim dhe mbështetja më e madhe për ne. Jam krenare që Partia e Lirisë përfaqësohet denjësisht në këshillat bashkiakë të vendit nga qindra gra dhe vajza që e duan ndryshimin dhe punojnë çdo ditë për të. Shpopullimi, varfëria dhe mungesa e politikave sociale e ka vështirësuar jetën e gruas, duke ia kufizuar mundësitë për të dhënë kontributin e saj të çmuar në shoqëri.
Nga paga e plotë për një vit leje lindjeje te 3-fishimi i bonusit për bebet, Xhixho tregon pikat e PL-së për mbështetjen ndaj grave
Gjatë vitit vitit 2023, 11 gra gjetën vdekjen nga dhuna e bashkëshortëve dhe familjarëve. Më shumë se 611 persona u arrestuan për dhunë në familje. Mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtjeje u bënë nga gra dhe vajza në të gjithë vendin. Gratë paguhen 6.2% më pak se burrat në 2022 edhe pse bëjnë edhe punë të papaguar. Partia e Lirisë ka propozime konkrete për mbështetjen e grave dhe fuqizimin e rolit të tyre:
Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. Të trefishohet bonusi i bebes. Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes. Ne kemi detyrimin ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive sidomos për gratë e vajzat dhe jo të oligarkëve”.