Erion Veliaj: Kemi super rekord votash

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për media pas daljes së rezultateve të para në Tiranë.

Veliaj ka falenderuar zgjedhësit e Njësisë Shëngjergj dhe Krrabë, Tiranë, teksa deklaron fitoren e Dajtit dhe Bërzhitës.

Teksa ka mbyllur këtë ditë të ngarkuar, nuk ka nguruar as ironitë ndaj kryedemokratit Basha përsa i përket radhës së numërimit të kutive.

Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në procesin e numërimit, Veliaj shprehet se ka një rend për numërimin e kutive.

Çdo lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret, duhet të dijë që nuk është zgjedhja e dikujt për numërimin e partive, por kutitë hapen dhe numërohen me radhë.

 


Shtuar 26.04.2021 20:15