Erion Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar  ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar skemën aktuale të pensioneve me të cilin kryeministri Edi Rama ka rrahur gjoksin prej muajsh, duke e cilësuar atë “një çështje që bën me turp cilindo”.

Braçe tha se, edhe pse buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është i ndërtuar mirë dhe ruan një ekuilibër pozitiv mes investimeve dhe deficitit, sistemi i pensioneve ka nevojë për një reformë të thellë dhe afatgjatë.

Gjithashtu, deputeti socialist nënvizoi se reforma duhet të realizohet që në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve, duke theksuar se zvarritja e saj ka sjellë një situatë të padrejtë për qytetarët që kanë punuar gjithë jetën.

“Sa i takon buxhetit të shtetit. Do thoja vërejtje time. Ai është i ndërtuar mirë. Investimet janë më të mëdha se deficit. Jemi në një suficit të lehtë primar që i thotë të gjithë qytetarëve që nuk po i bëhen barrë. Nga pikëpamja e politikave është i ndërtuar mirë. Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo. Duhet një balancë. Më vjen mirë që ka kthjelltësi buxheti dhe qeveria.

Është më shumë se sa një shpërblim i një viti. Patjetër kjo nuk duhet të zv. një reformë të plotë të skemës së pensioneve. Duhet bërë në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve. U bë shumë gjatë që jemi në qeveri. Këtu vijmë te sikleti.

Në qoftë se do flisja për paketë fiskale, korrektim sa të mundem të ligjit të paqes fiskale me shpërblim, kur ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar duhet përmbysur totalisht. Një bujk nuk do të kompensohet n.q.s. shet te një biznes i vogël, n.q.s. e shet në tregjet publike prap nuk kompensohet, duhet ta çojë te një grumbullues. Fitues mund të jen të gjithë që regjistrohen në tatime”, tha Braçe.


Shtuar 5.12.2025 09:02