Erion Braçe jep lajmin e hidhur: U nda nga jeta një socialist themeli

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka dhënë një lajm të keq përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se Kujtim Rrusho ka ndërruar jetë.

“Kujtim Rrusho ishte një socialist! Një burrë, një bashkëshort, një baba, një familjar i mirë; një socialist themeli, i drejtë, i ndershëm, i sakrificës, kurrë nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist;

i plagosur nga e njëjta bandë e shtetit, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishte e mijëra të tjerë në Lushnje! Sot u ndal për të udhëtuar në një botë më të mirë; prehu në paqe Kujtim” shkruan Braçe.

 


Shtuar 7.07.2021 21:12