Erdogani e la në këmbë, reagon Von der Leyen: U ndjeva e lënduar edhe vetëm, ndodhi sepse unë jam grua (FOTO LAJM)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gruaja e parë e cila mban këtë post, tha se incidenti i ndodhur në vizitën e saj të fundit diplomatike në Turqi, ku u la pa karrige, ishte një sjellje seksiste.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin evropian, kryekomisionerja u shpreh se mendon se ky veprim ka ndodhur vetëm sepse është një grua. Kjo është hera e parë që Von der Leyen reagon lidhur me këtë incident.

“Unë dola në përfundim se kjo ndodhi vetëm sepse jam një grua”, u shprej Ursula von der leyen.

Ajo shtoi se u ndje shumë e lënduar dhe vetëm, si grua dhe si evropiane.

“Jam e sigurt se gratë e parlamentit e dinë saktësisht si kam ndjerë unë. U ndjeva e lënduar dhe  vetëm, si një grua dhe si evropiane.”, tha ajo.

“Kjo tregon punën që duhet të bëjmë që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Gjithmonë, dhe kudo!”, shtoi ajo.

Takimi me presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u zhvillua në fillim të prillit, për shkak të shqetësimit të BE lidhur me tërheqjes nga Konventa e Stambollit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.

Pasi presidenti turk ka mirëpritur dy liderët evropian dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, në momentin që secili prej tyre do të ulej në një ndër karriget të ndodhura aty, presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula Von der Leyen duke shkaktuar një moment tepër të sikletshëm.

“Gafa” e cila ndodhi gjatë takimit ku u la në këmbë kryekomisionerja u komentua ashpër dhe bëri xhiron e rrjetit.


Shtuar 27.04.2021 11:16