Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan vizitoi Astanën për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Kazakistan. Por para se të niste takimit, Erdogan u takua me presidentin e Kazakistanit, Kasim Tokayev dhe diskutuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh.
E veçanta e takimit mes dy liderëve, është se pas përfundimit të konferencës për shtyp, kur ata hoqën xhaketat e kostumin e politikanit, treguan aftësitë e tyre… në ping pong.
Erdogan dhe Tokayev duket se kanë një rivalitet të vjetër lidhur me këtë sport, pasi kishin luajtur sërish në takimin e tyre të mëparshëm në maj.