Erdogan bën deklaratën e fortë: Dyert për Greqinë janë mbyllur

Presidenti turk ka vijuar retorikën e tij kundër Greqisë në deklaratat e tij para gazetarëve në nisjen e tij në Madrid për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Rexhep Taip Erdogan theksoi se dera e vendit të tij ndaj Greqisë mbetet e mbyllur, duke theksuar se me këtë qëndrim “grekët do të bashkohen” , ndërsa shkoi deri aty sa të shantazhojë NATO-n, duke thënë se fuqia më e rëndësishme është Turqia.

“Nuk është e mundur që unë të kem një takim dypalësh me zotin Mitsotakis. Ne kishim planifikuar një takim strategjik të nivelit të lartë me Greqinë, por unë e anulova. Nuk mund të bëhet më, ka mbaruar. Ne e mbyllëm këtë derë. Pas kësaj, ata (grekët) do të bashkohen,”- tha Erdogan.

Ai tha se NATO-ja nuk mund të përballojë të humbasë një fuqi si Turqia, pasi kjo e fundit e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n.

Presidenti turk tha gjithashtu se sot në mëngjes ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën që të takohet sonte ose nesër në Madrid, në samitin e NATO-s.

Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra.


Shtuar 28.06.2022 15:35