Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Klodiana Lalës dhe Preç Zogajt, lidhur me disidencën që Elisa Spiropali ka filluar të shfaqë, pasi u shkarkuar nga ministre.
Zogaj tha se Spiropali po bën kritika të vlefshme dhe se po del si alternativë, ndërsa Lala shpërtheu duke deklaruar se Spiropali ka qenë servile e Ramës, ndaj ka bërë karrierë, por nuk ka asnjë kontribut dhe asnjë arritje.
Të lidhura
None found
Klodiana Lala:Kush është kjo zonja? Ka sjellë spiropalizmin në politikë. Ka ardhur në postin e Ministres së Jashtme pa asnjë kontribut. Nuk di një betejë, të ketë drejtuar një qark dhe të ketë patur fitore të pastër. Nuk di një akt politik të saj të ketë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Më thuaj një herë që të ketë kundërshtuar Ramën në 14 vite qeverisje? Është në majë të politikës për shkak të servilizmit, jo për shkak të kontributit. Në partitë politike shqiptare, Rama dhe Berisha kanë lënë partitë toka djerrë. Partitë janë pronë e të dyve, gjithë të tjerët bëjnë karrierë se e kanë mirë me shefin.
Preç Zogaj: Ja po del një alternativë.
Klodiana Lala: Ka relativizuar çdo skandal 14 vjet. Spiropali ka heshtur, është bashkëfajtore.
Preç Zogaj: Gjithë deputetët dhe ministrat e PS kanë bërë këtë. Mendoj se disidenca nuk lind në orën e parë. Por ajo nuk bën karrierë…
Klodiana Lala: Spiropali po të kishte kontribute, do të kishte reaguar. Më thuaj një betejë që ka bërë?
Preç Zogaj: Kujt i thua betejë ti?
Klodiana Lala: Një betejë të pastër pa grupe kriminale.
