Era e fortë rrëzon shtyllat e tensionet, Pashalimani mbetet pa energji

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para.

Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit.

Punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila këtë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit.

Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.

Ndërkohë që situata meteorologjike pritet te shoqërohet gjate mbrëmjes me reshje shiu./albeu.com

 


Shtuar 31.03.2022 13:05