“Enver Sheshi vdiq në mënyrë të dyshimtë”, PD thirrje ambasadorëve: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet

Partia Demokratike ka ngritur dyshime mbi vdekjen e Enver Sheshit në paraburgimin e 313, i cili ishte i akuzuar përe aferën e inceneratorëve.

Bislim Ahmmetaj ka ngritur shqetësimin për situatën në burgje e kryesisht në atë të 313 në Tiranë. Përmes një deklarate ai shprehet se burgu 313 është pa ngrohje dhe të burgosurit trajtohen në mënyrë çnjerëzore. PD e Berishës u ka bërë thirrje ambasadorëve që të shkojnë dhe të vizitojnë burgjet, e mos të dalin e të flasin nëpër tribuna luksi.

Të lidhura

None found

“Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar. Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë. Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.

Sipas Institutit të Shendetit Publik temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës. Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër vecse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre. Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë ta planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.

Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 grade?!? Kush ka urdhëruar për këtë torture fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!? Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!? Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr. Për mbyllje kam një lutje për Ambasadoren e SHBA-ve, për Ambasadoren e BE, për Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92!’- u shpreh Ahmetaj./Albeu.com/.

 


Shtuar më 20.01.2023 16:21

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş