Enkelejda Muçaj largohet nga Avokatura e Shtetit, kush e zëvendëson

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për të larguar nga posti si Avokate e Përgjithshme e Shtetit, Enkelejda Muçajn. Në vend të saj do të vijë Brunilda Lilo.

Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Konkretizohet marrëveshja me Turqinë, Qeveria jep mbi 8 milionë euro për dronë supërinteligjentë për kontrollin e territorit dhe rendin publik

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
  2. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 21:17