Enigma e sulmit në shtëpinë e shefit të qarkullimit, çfarë deklaron nëna e tij në Polici

Një 41-vjeçare në Tiranë është ankuar në Policinë e Shtetit dhe ka denoncuar se disa persona të paidentifikuar i kanë sulmuar herë pas here derën e shtëpisë.

Sipas saj ky është një veprim i përsëritur herë pas here.

Ndërkohë Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes.

Kësisoj prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për të hetuar se cilët janë personat që herë pas here, sipas denoncimit që ka bërë 41-vjeçarja , me sende të forta i kanë goditur dhe dëmtuar portën e jashtme të banesës së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallzueses e përsëritur në kohë të ndryshme”, thotë policia./albeu.com/