EMRAT/ Helmimi masiv në Krujë, pezullohen nga detyra dhe vihen nën hetim 3 zyrtarë

Pas helmimit të më shumë se 600 qytetarëve në Krujë nga uji i pijshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë bën me dije se ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim për tre zyrtarë.

Të pezulluar janë:

Ledio Çela – Administrator i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Krujë.

Andi Kupa – Drejtues teknik në këtë ndërmarrje.

Ervin Karafili – Shef i Shërbimit Epidemiologjisë dhe Higjienës në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Krujë.

Këta tre persona dyshohet të jenë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyres”, parashikuar nga nenin 248 i Kodit Penal mbasi me veprimet dhe mosveprimet kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës me pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të këtij qyteti.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ditën e sotme ka vendosur për personat e mësipërm masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, thuhet në njoftim./albeu.com

 


Shtuar 3.11.2021 16:31