Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Eni Vasili ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”. Aty ajo zbuloi detaje interesante rreth shtatzënisë dhe lidhjes së saj. Vasili tha se se bashkë me Armandin, bashkëshortin e saj, kanë vendosur edhe emrat e dy vogëlusheve që do të vijnë në jetë së shpejti.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armbandit dhe Nikol nga babai im” – tha moderatorja e “Open”.
Eni ka folur edhe për bashkëshortin e saj dhe si është njohur me të. Përsa i përket planeve të dasmës, Eni tha se ia ka premtuar partnerit një ceremoni të thjeshtë, por bashkë me vajzat të pranishme.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prushën ca plane pastaj, por s’ka gjë… “ – tha moderatorja.