Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, zbulohen emrat e dy vogëlusheve (FOTO LAJM)

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë. Mësohet se ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Lajmi bëhet i ditur për “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.


Shtuar 6.07.2021 20:02