Energjia elektrike, Azmer Duleviç: Abuzim detyre, KESH e shet 117.15 €/MWH më pak se çmimi në bursën hungareze

Shqipëria u përfshi këtë javë nga reshjet e dendura të shiut ku në disa qytete ka pasur përmbytje dhe shkëputje të energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në Facebook, eksperti i energjisë Azmer Duleviç është shprehur mbi situatën aktuale shitjes së energjisë elektrike.

Ai shprehet se në bursën hungareze energjia shitet një herë më shumë sesa e shet KESH-i në Shqipëri.

“Ndërkohë që opozita feston dhe tregon akoma histori me studenta të 91, nuk e thotë asnjë fjalë për abuzimet që bëhen me energjinë!
↗️Ndërkohë që çmimi i energjisë në bursën Hungareze në Baseload është 398.92 €/MWh dhe në PeakLoad 525.9€/MWh për datën 12 Dhjetor a e dini sa e shet energjinë KESH⁉️
↘️Po e shet vetëm 281.77 €/MWH?
Ky nuk është keqmenaxhim por vjedhje dhe abuzim i paster me detyrën. Minimalisht dikush duhet të shkarkohet dhe maksimalisht e kuptoni vet ju…”, shkruan ai në Facebook./albeu.com


Shtuar 11.12.2022 17:20