Endrit Braimllari: Meta ka zbatuar gjithmonë ligjin, besoj në pastërtinë e tij

Ditën e sotme, ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, ku komentoi vendimet e marra në Konventën Kombëtare të Partisë më 27 prill, ku u zgjodh President Ilir Meta dhe zëvendës Presidente Erisa Xhixho.

Mes të tjerash, Braimllari komentoi edhe një arrestim të mundshëm të Ilir Metës. Ai tha se Meta gjithmonë ka zbatuar ligjin, prandaj nuk beson se do të ketë një kushtëzim të tij nga drejtësia.

Braimllari:Nuk besoj se zoti Meta do të ketë një kushtëzim nga drejtësia për shkak se është një profil i lartë politik. Nuk ka gjë që kufizon zotin Meta.

Po bëmë një ligj anti-Meta kjo unë besoj në pastërtinë e tij. Këtë gjë e kam parë kur kam qenë bashkëpunëtor i tij.

Ilir Meta është udhëhequr nga fryma e zbatimit të ligjit dhe këtë këshillë i ka dhënë gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Përballë këtij regjimi duhet një bllok i fortë opozitar”.


Shtuar 29.04.2024 10:48