Këngëtarja Enca Haxhia ka prekur tema të rëndësishmë të shëndetit mendor ditën e sotme, në një komunikim që pati me ndjekësat e saj në Instagram.
Sot, përmes një statusi në InstaStory ajo ka dhënë një mesazh të rëndësishëm përsa i përket shëndetit të saj mendor, emocional dhe shpirtëror. Këngëtarja e njohur ka theksuar se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale për t’i dedikuar më shumë kohë vetes.
Ajo gjithashtu shkruan se pavarësisht se është vetëm 25-vjeç, prej më shumë se 9 vitesh është pjesë e industrisë muzikore dhe ka punuar shumë, prandaj i duhet të qetësohet e të marrë një muaj pushim.
“Shqip dhe shkurt dhe bukur: Nuk e di si paska fluturuar koha por sapo kuptova që kam më shumë se 9 vite në industrinë e muzikës, megjithëse vetëm 25 vjeç, kam punuar shumë dhe dedikuar gjithë kohën dhe energjinë muzikës, ndaj këtë muaj kam vendosur t’ja dedikoj vetëm vetes dhe pushimeve. Ndaj nuk kam qenë shumë aktive në social media dhe e kam shijuar këtë gjë. Ëndrrat dhe ambiciet tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Enca është treguar gjithmonë e hapur me ndjekësit e saj dhe nuk ka pasur asnjëherë komplekse. /albeu.com/