Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Armando Babocit, të ndodhur në shtator të 2020 në Durrës.
Është arrestuar 27-vjeçari Anxhelo Boçi, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është përfshirë në ngjarje. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Kujtojmë se në shtator të 2020, babë e bir, Armando Baboci Gjini dhe Erald Gjini kanë qënë duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur përballë kanë dalë dy persona të cilët u kanë prerë rrugën.
Të dy kanë dalë nga mjeti dhe janë konfrontuar fizikisht me agresorët, duke lënë pas në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, duke plagosur babë e bir. Si pasojë humbi jetën 39-vjeçari Armando Baboci.
Në shtator të vitit të shkuar gjykata ka lënë në burg Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazin, për vrasjen e Armando Baboçi (Gjini) dhe plagosjen me armë zjarr të djalit të tij Erald Gjini. Gjithashtu është vendosur detyrim paraqitje për Argit Kastriotin dhe Endri Cimon, të cilët akuzoheshin për moskallzim krimi. Enrik Tatazi iu komunikua masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishte i plagosur me një plumb në bark./albeu.com