Uniformat blu, kanë arrestuar një 19-vjeçar në Dibër, pasi ka vjedhur një shumë parash në banakun e një farmacie.
Falë reagimit në kohë të punonjëses së Policisë Rrugore, Patrullës së Përgjithshme dhe Shqiponjave kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit
Arben Krrash, 19-vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë.