Vodhi një shumë parash në një banesë në Tiranë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Kosova

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, policia  e Tiranës, ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë një banesë në rrugën ‘Naim Frashëri’ në kryeqytetet.

Sakaq, policia bën me dije se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë një shumë parash.

Në prangat e policisë, ka rënë shtetasi me iniciale D. O., banues në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.

 Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– D. O., 32-vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 17.01.2024 10:12