Policia e Vlorës vuri në pranga sot 3 shtetas gjatë një operacioni anti-drogë në Selenicë të Vlorës.
Një ndër të arrestuarit është edhe shtetasi Ferdinand Llanaj, i njohur për Policinë e Shtetit.
Burimet bëjnë me dije se para 4 vitesh më 1 tetor të 2017, i është bërë atentat ndërsa po lëvizte me makinën në rrugën “Transballkanike”.
Kush është Ferdinand Llanaj?
Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në lagjen “Cole”.
Kurse, babai i tyre Baftjari është varë në vitin 2011 me armë zjarri ndërsa udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ngjarja më e rëndë ku janë të përfshirë Llanajt është ajo në lagjen “Cole” ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me kallashnikov tre persona.
Aleksandër Llanaj, i cili mbeti edhe i plagosur ishte një nga autorët dhe u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Nga të shtënat, jetën e humbën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj i cili ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë./albeu.com/