EMRI/ Veizaj dha dorëheqje, kush pritet ta marrë mandatin e deputetit të PD-së në qarkun Vlorë

Ditën e sotme, deputeti demokrat në qarkun Vlorë, Fatjon Veizaj, dha dorëheqje nga mandati duke u shprehur se nuk beson që Partia Demokratike do të ribashkohet.

Ndërsa Veizaj u dorëhoq, pyetja është se cili do të jetë deputeti që do të ulet në vend të tij, në Kuvend.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines.

 


Shtuar 16.01.2023 13:56