EMRI/ U zgjodh sot, kush është nënkryetari i tretë i Bashkisë së Durrësit

Është zgjedhur ditën e sotme nënkryetari i ri i Bashkisë së Durrësit, Elio Jani.

Prezantimi i Janit pritet të bëhet javën e ardhshme, duke u bërë kështu nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt (ky i fundit u caktua në këtë post rreth një muaj më parë). Në organikën e bashkisë Durrës janë 4 nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër i ri në këtë post.

Aktualisht Jani mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB.

Ndërsa deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen. Më herët, Elio Jani ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.