Shtetasi Joni Mosku, me proofesion avokat u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë, ku ranë në “rrjetën e Policisë” disa persona.
Mësohet se Mosku së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Ende nuk është bërë verifikimi i sasisë së kapur të canabisit, ndërkohë që policia po vijon me peshimin e saj.
Policia e Korçës ende nuk ka dhënë detaje të plotë mbi ngjarjen, gjë që pritet të ndodhë në ditët në vijim./albeu.com/