EMRI/ U ndje keq gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë në spital avokati

Ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT avokati Gjovalin Ulndreaj. Avokati ndodhet në një seancë në Gjykatën e Apelit dhe për një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur probleme serioze shëndetësore.

Personat e pranishëm në sallë i ka dhënë avokatit ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e avokatit shkodran. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë me dije se Ulndreaj ka ndërruar jetë në spital.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.


Shtuar 28.01.2025 16:28

Tags: ,