EMRI/ U kishte premtuar vendet e BE, kush është 26-vjeçarja që arrestua në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga arrestimin e një shoferje e cila transportonte 2 emigrantë nga Siria.

Në pranga ka rënë shtetasja 26-vjecare Xhuliana Hoxha. Kjo e fundit, kundrejt shpërblimit, i kishte premtuar 2 emigrantëve nga Siria se do t’i dërgonte në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, ajo u kap pranë fshatit Grabovicë duke transportuar në drejtim të Tiranës me makinën e saj tip “Benz”.

Ndërkohë që ende po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 26-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.

Kjo shtetase është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.


Shtuar 9.06.2021 21:39