EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Hetimet vijojnë, ndërkohë që rasti rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve të kafshëve dhe masat e sigurisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.


Shtuar 4.02.2026 20:42

Tags: ,