EMRI/ U fut për të vjedhur në një banesë, vritet shqiptari në Itali

Një shqiptar, 38 vjeç, është vrarë ndërsa ishte futur në një banesë për të vjedhur, në Santopadre provincë e Frosinone, në Itali.

Arbër Xheleshi, tre ditë më parë u fut për të vjedhur banesën, por pronari i shtëpisë ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

38-vjeçari është shoqëruar në spital pas plagosjes, por nuk ka mundur të mbijetojë./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 12:34