Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Rrilë në Lezhë. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burime me dije se ka mbetur i plagosur Agron Puka 54-vjeҫ.

Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi Aagron  Puka., 54-vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 


Shtuar 6.03.2024 08:19