Foto ilustruse
Mbrëmjen e sotme një ngjarje ka ndodhur në Vaun e Dejës ku një person është plagosur me armë zjarri.
Mësohet se i lënduari është dërguar në Spitalin e Shkodrës.
Policia po kryen veprimet për të zbardhur rrethanat e kësaj plagosje.
Nga sa mësohet bëhet fjale për shtetasin Pjeter Kola nga Lezha rreth 40- vjeç, i cili ndodhet ne sallën e operacionit.
Dy personat ende të paidentifikuar e kanë lënë tek qendra shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas janë larguar.
Arsyeja e plagosjes së Pjeter Kolës janë ende të paqarta ndërkohë policia e Lezhës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjares./albeu.com