Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç është gjetur i vrarë në një zonë në fshatin San Carlo Cavanese (Torino).
Sipas burimeve nga mediat e huaja, 43-vjeçari është qëlluar me armë dhe është gjetur disa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.
Fatmir Ara rezultonte i zhdukur që prej 2 shtatorit. Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat.
Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/