Emri/ Policia publikon foton e hajdutit që vodhi një dyqan te “Myslym Shyri”

Shtetasi Afrim Dulaj 43-vjeç, është shpallur nga policia e Tiranës, pasi dyshohet si autor vjedhjes së një dyqani në zonën e “Myslym Shyrit”

Policia e Tiranës, ka zbardhur dhe dokumentuar me prova vjedhjen e ndodhur më datë 9 Shkurt në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Në kërkim si autor i ngjarjes është shpallur shtetasi Afrim Dulaj, 43-vjeç, personi që shihni në foton e mësipërme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e policisë.