Një i ri është plagosur para pak minutash në Sarandë.
Bëhet fjalë për një 20 vjeçar me emrin Aurel Shino i cili është banor i fshatit Vllahat, bashkia Delvinë
Ai ka mbërritur në spitalin e Sarandës dhe mësohet se është punonjës parkimi në një kompleks turistik në Sarandë.
20-vjeçari ka plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Sipas informacioneve është qëlluar me thikë gjatë një grindjeje jashtë vendit të punës, në rrugën ‘Turizën- Kanali i Çukës’.
Ai ka tentuar të shkojë në spital, por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar rreth 1 km dhe më pas është marrë nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ./albeu.com