EMRI/ Plagosi me thikë ish-gruan e tij dhe djalin në mes të rrugës në Itali, arrestohet 51 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar, ka plagosur me thikë ish-gruan e tij dhe djalin.

Bëhet fjalë për shtetasin Hysen Aliko, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, raportojnë mediat vendase. Gjithashtu mësohet se prej një muaji burri dhe gruaja ishin të divorcuar.

Gruaja 40-vjeçare ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur burri e ndaloi në rrugë duke e qëlluar dy herë me thikë.

Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre.

Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali.

Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë.


Shtuar 29.07.2021 19:21