EMRI/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Lezhë, i armatosur me armë zjarri dhe mina me telekomandë, prangat 48-vjeçarit

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Lezhë.

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin  e 48-vjeçarit Arben Zagolli, i cili ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. 48-vjeçari po udhëtonte nga Pogradeci në me një taksi drejt Lezhës.

Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, Policia  i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtuar 21.07.2024 13:31