EMRI/ Ngjarje horror në Korçë, 27-vjeçari humb të dyja këmbët teksa punonte tokën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Porodinë të Korçës.

Një 27-vjeçar i identifikuar si Algredo Mukadesi ka humbur të dyja këmbët e tij teksa pubonte arën me një zetor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porodinë të Korçës, mesditën e sotme.

Mukadesi po punonte tokën në momentin që zetori i ka dalë jashtë kontrollit dhe i ka prerë të dyja këmbët.

Të alarmuar, familjarët e 27-vjeçarit kanë njoftuar ambulancën dhe me helikopter, i riu është nisur drejt Tiranës.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.04.2021 04:04