EMRI/ Ndërroi jetë pas aksidentit në Fushë-Krujë, kush është i riu pjesë e Forumit Rinor të PD (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Fush-Krujë, si pasojë e të cilit u plagosën katër persona.

Njëri prej personave të plagosur ndërroi jetë, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ai është i riu Dejvi Besnik Allamani, një aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Vetë FRPD ka reaguar për vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve./albeu.com/