Rrëfehet Yarmolenko: Doja të godisja kokën pas muri kur dërgova familjen në Ukrainë

Andry Yarmolenko ka zbuluar se nuk mund të fliste kur familja e tij mbërriti në Ukrainë, një ditë para pushtimit rus të vendit.

Gruaja dhe fëmija i sulmuesit të West Ham United ishin në Ukrainë për një takim me mjekun kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin në shkurt.

“Kur filloi gjithçka, më 24 shkurt, mbërrita në stërvitje dhe as që mund të flisja”, tha Yarmolenko për “Football 1/2/3”. “Më rridhnin lot. I kërkova trajnerit të më linte të shkoja në shtëpi.

“Nuk besoja se kjo mund të ndodhte. E dërgova familjen time në Kiev sepse fëmija im duhej të vizitonte një mjek.

“A mund ta imagjinoni se si isha kur filloi mëngjesin tjetër? Unë thjesht doja të vrapoja dhe të godisja kokën pas një muri. Çfarë budallai që po dërgoja familjen time në Kiev dhe jam ulur në Londër.”

Yarmolenko, i cili i rikthehet futbollit më 13 mars kundër Aston Villas dhe shënoi në stadiumin e Londrës, thotë se i duhej të kthehej në sportin që pëlqen për të shpërqendruar veten nga konflikti.

“Nuk mund të flija, as të haja, isha vazhdimisht në telefon me të afërmit e mi”, tha Yarmolenko. “David Moyes më tha se mund të zgjidhja të stërvitja apo jo dhe se duhej të bëja gjithçka që mundja për të garantuar sigurinë e familjes sime.

“Më duhej të qëndroja profesionist kështu që u ktheva. Thjesht po çmendesha dhe duhej të shpërqendrohesha”.

32-vjeçari u dha 75,000 paund Forcave të Armatosura të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Yarmolenko pranon se ka frikë të flasë për luftën.

“Ata atje, ku ka shpërthime të vazhdueshme, ata janë në një strehë për bomba,” shtoi Yarmolenko. “Ata janë fshehur nëpër bodrume, si gjithë njerëzit.

“Është sinqerisht e frikshme të flasësh për këtë, të mendosh se sa vazhdimisht po ndodhin armiqësi kur pashë se çfarë po u bëhej fshatrave.

“Tani jam pa lot. Është e pamundur ta perceptosh atë.”

Ukrainasi u kërkon njerëzve të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe vuri në dukje se jo të gjithë janë në gjendje të luftojnë.

“Mesazhi im është se jo të gjithë njerëzit mund të luftojnë,” tha Yarmolenko. “Jo të gjithë mund të qëllojnë. Tani ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse nuk e bëjmë, atëherë askush përveç vetes nuk do të ndihmojë.

“Jam i sigurt se nuk do të mundemi nga asnjë vend, ndaj dhe po përpiqem të ndihmoj vendlindjen time.

“E kuptoj që kur kjo të përfundojë, shumë fëmijë do të mbeten pa prindër, shumë familje do të mbeten pa shtëpi. Ne do të duhet të ndërtojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 11:51