EMRI/ Me kokainë e të dënuar në makinë, si u kap mat efektivi i policisë mes Tiranës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme policia e Shtetit ka vënë në pranga një efektiv të policisë pas një hetimi disamujor nga SPAK.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Elefteros Sullaj, me detyrë oficer i patrullës së përgjitshme në Komisariatin e Policisë nr.2 në Tiranë.

Ai është pikasur dhe ndaluar në makinën e tij ku është gjetur lëndë narkotike, kokainë.

Në makinë ai ishte i shoqëruar edhe me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve duhej të ishte në “arrest shtëpie”.

“Pas një periudhe disa mujore hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit, SHBÇA u bë e mundur me datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, kapja në flagrancë, në kryqëzimin e rrugës së Kosovarëve e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e të cilit ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundi është person me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”, sipas vendimit më 13 dhjetor 2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë…”- njofton policia.

Njoftimi për shtyp:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2020. Pas një periudhe disa mujore hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit, SHBÇA u bë e mundur me datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, kapja në flagrancë, në kryqëzimin e rrugës së Kosovarëve e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e të cilit ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundi është person me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”, sipas vendimit më 13 dhjetor 2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese transparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Elefteros Sullaj, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisiariatin e Polisië nr.2 në Tiranë për veprat penale të “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; shërpdorimi i detyrës; korrupsion pasiv; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Mikel Zhegu, akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Eris Tafa, largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit. /albeu.com/