EMRI/ Makina përplas për vdekjen shqiptarin në Itali, baba i dy fëmijëve

Një aksident tragjik ka ndodhur në Chieti të Italisë, ku një makinë përplasur për vdekje një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për viktimën Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar. Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje.

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.


Shtuar 7.12.2022 21:07